Haxhiu u kërkon ndërkombëtarëve t’i trajtojnë me prioritet të drejtat e shqiptarëve në Luginë

by Nexhat

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje mekanizmave ndërkombëtarë që çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ta trajtojnë me prioritet në raport me Serbinë.

Përmes një shkrimi në Facebook të enjten, Haxhiu ka thënë se vërejtjet përfundimtare të Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) ndaj Serbisë konfirmojnë shqetësimet e ngritura prej vitesh nga shqiptarët në Luginë dhe nga institucionet e Kosovës.

banner

Ajo theksoi se Kuvendi i Kosovës, përmes rezolutës së miratuar më 24 prill 2026 për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, tashmë e ka trajtuar këtë çështje si përgjegjësi shtetërore.

Sipas Haxhiut, pasivizimi i adresave përbën diskriminim dhe cenim të pranisë juridike të qytetarëve, duke u mohuar atyre dokumentet, shërbimet dhe sigurinë para ligjit.

“Prandaj u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë, mekanizmave të OKB-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, që këtë çështje ta trajtojnë me prioritet dhe të kërkojnë nga Serbia zbatim të plotë të rekomandimeve të CERD-it”, ka shkruar ajo.

Haxhiu shtoi se të drejtat e shqiptarëve në Luginë nuk duhet të mbeten në margjinat e raporteve ndërkombëtare, por të jenë pjesë e dialogut politik, monitorimit ndërkombëtar dhe proceseve që lidhen me sundimin e ligjit dhe trajtimin e pakicave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy