Ish-presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se në garën e qershorit do të hyjë bashkë me ish-deputeten Jeta Statovci, e cila ishte në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes nga partia Guxo, të cilën e kishte themeluar Osmani.
Kjo e fundit tha se me Statovcin rrugëtimin në Kuvend e nisën bashkë dhe tha se “bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit”.
“Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara. Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës. Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah”, ka shkruar Osmani

