“Kundërshtari s’do e mësojë online skenarin tonë”, Sali Berisha thirrje për protestë të re

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një tjetër thirrje për protestën e 8 majit, kësaj radhe jashtë Kuvendit.

Në një prononcim për mediat, ai refuzoi që të tregonte detaje nga skenari që do të ketë kësaj radhe protesta e opozitës.

banner

“Nëse gjermani punon një orë, ose më pak se një orë për litrin e naftës, shqiptari punon një ditë. Në buxhetin familjar, shqiptarit i kushton nafta 7 herë më shumë se gjermanit.

Thirrja ime është, nesër çdo shqiptar, të paraqitet në protestë, në mbështetje të fuqishme të këtij raporti, të paraqitet në protestë për t’i dëshmuar çdo shqiptari dhe partnerëve e miqve tanë, se farsa elektorale nuk mbyllet kurrë. Edi Rama është i plagosur politikisht për vdekje. Ka frikë e tmerr nga Parlamenti. Nuk shkel dot në sallë.

E paralajmëroj, të mos guxojnë të kundërshtojnë thirrjen për gjykatë. Atje do përfundojnë, ju e siguroj. Nesër, në orën 19:00, të gjithë në Tiranë. Është kryengritja jonë, është zëri i fuqishëm i shqiptarëve, i elitës së guximit të shqiptarëve në emër të interesave të të gjithë qytetarëve.

Do shpaloset kundërshtari. Nuk mund ta mësojë online skenarin tonë”, tha ndër të tjera Berisha./TCh/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy