Ministria e Mbrojtjes pas lajmeve në mediat turke për kontratë 50 milionëshe: S’ka marrëveshje për blerje, dokumenti është konfidencial

by Nexhat

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka mohuar raportimet e mediave turke për një marrëveshje prej mbi 50 milionë dollarësh me kompaninë turke SYS për furnizim me armatim dhe pajisje për 100 mjete të blinduara të FSK-së.

Reagimi erdhi pasi mediumi turk Anadolu Agency raportoi se kompania turke Samsun Yurt Savunma (SYS) ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për armatosjen e mjeteve të blinduara me sisteme të telekomanduara dhe topa të kalibrit 30×113 mm.

banner

Megjithatë, zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi, tha për Gazetën Express se dokumenti i nënshkruar nuk është kontratë furnizimi, por marrëveshje për moszbulim të informatave gjatë procesit të vlerësimit teknik.

“Është Non-disclosure Agreement (Marrëveshje konfidenciale) ka të bëjë me ruajtjen e të dhënave gjatë procesit të vlerësimit teknik të një pjese të automjeteve të FSK-së. Pra, nuk ka marrëveshje për furnizim me automjete, pasi një gjë e tillë bëhet vetëm pas vlerësimit të nevojave dhe kërkesave të FSK-së”, deklaroi Gashi.

Ajo shtoi se gjatë panairit SAHA Expo 2026, ministri i Mbrojtjes ka zhvilluar vizita në disa kompani të industrisë së mbrojtjes, përfshirë edhe SYS, me qëllim njohjen nga afër me teknologjitë dhe pajisjet ushtarake që ato ofrojnë.

“Bëjmë të ditur se nuk ka pasur marrëveshje për blerje”, theksoi ajo.

Ndërkohë, kryetari i Bordit të Drejtorëve të CANİK, Zafer Aral, kishte deklaruar gjatë panairit se ishte arritur marrëveshje për armatosjen e 100 mjeteve tokësore në Kosovë me frëngji dhe topa 30×113 mm, në një kontratë që sipas tij kap vlerën mbi 50 milionë dollarë.

Media turke raporton se Kosova do të blejë armatim për 100 automjete të saj të blinduara në vlerë 50 milionë dollarë
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy