” Nënshkrimet”, Lushaku për Bahtirin: Erdhi gjysmë i pirë, bënin hajgare nga kati në kat në Kuvend

by Nexhat

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me veprimin e ish-deputetit të VV-së, Agim Bahtiri, i cili pak kohë para përfundimit të afatit për president, ia kërkonte nënshkrimet.

Ajo u shpreh se sjellja e Bahtirit atë natë, e ka shpërfaqur komplet kulturën politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

banner

“Do të thotë deri aty janë në gjendje me ardhë, me aktru në natën e fundit edhe me kriju skena. Kjo e shpërfaqë komplet kulturën politike që e ka Vetëvendosje. I çon disa akterë atje për ta prishur rendin, ashtu siç ka dashur ta prishë rendin kushtetues. Hyn aty në konferencë me bë teatër, në natën e fundit, një orë para se të kalojë afati, kjo është joserioze”, tha ajo.

Lushaku deklaroi se një gjë e tillë është fatkeqësi, duke u shpreh se Bahiri ishte gjysmë i pirë, përcjell Klankosova.tv.

“Është fatkeqësi se ty të vjen një njeri që është gjysmë i pirë dhe të kërkon diçka, e që është vërtetë irrituese, ne me seriozitetin më të madh dolëm për të folur të shqetësuar edhe një orë po kalon afati për zgjedhjen e presidentit, ata bënin hajgare nga kati në kat në Kuvend të Kosovës, keqtrajtim total i institucioneve të Kosovës dhe vërtetë është fatkeqësi”.

“Jam ballafaquar me një njeri joserioz. Ai thoshte që më ka dërguar z.Kurti, por ku e di unë, kjo është totalisht joserioze, mu duk sikur ardhur dikush “më ka dërguar nana një vezë se po na mungon në shtëpi”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy