OVL e UÇK’së, ka njoftuar se i janë drejtuar me letër apeli, ambasadave të shteteve mike të Kosovës, ku bëhet thirrje për ‘’ruajtjen e besimit në drejtësinë në ndërkombëtare’’.
Në njoftimin e OVL’së, shtohet se, ata kanë shprehur shqetësimin lidhur me zvarritjet dhe zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar që drejtësia ndërkombëtare të mbetet e paanshme, e drejtë dhe në përputhje me standardet universale të të drejtave të njeriut,
‘’Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton opinionin publik se sot, zyrtarisht, u është drejtuar ambasadave mike në Kosovë me një letër apeli për ruajtjen e besimit në drejtësinë ndërkombëtare. Përmes kësaj letre, OVL UÇK kemi shprehur shqetësimin lidhur me zvarritjet dhe zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar që drejtësia ndërkombëtare të mbetet e paanshme, e drejtë dhe në përputhje me standardet universale të të drejtave të njeriut. OVL UÇK vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të shteteve mike ndaj Kosovës dhe beson se ruajtja e besimit në drejtësi është jetike për paqen, stabilitetin dhe partneritetin ndërkombëtar’’, thuhet në postimin e OVL’së.

