Agim Veliu për rikthimin në garë: Shefat e partisë duhet të vendosin

by Nexhat

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjës Demokratike të Kosovës dhe diskutimet për bashkimin e së djathtës politike.

Në një prononcim për Indeksonline, ai e ka lënë të hapur mundësinë e futjes në garën e zgjedhjeve të 7 qershorit, por sipas tij, krerët e partisë duhet të marrin iniciativën.

banner

“Duhet t’i pyetni shefat e partisë. Ata i pyesni. Siç po i thërrasin të tjerët në parti, po thoni ‘po e bashkojmë të djathtën’”, deklaroi Veliu

Ai theksoi se vazhdon të jetë pjesë e LDK-së, duke mohuar mundësinë e largimit nga partia.

“Në LDK jam, s’kam ku shkoj. Kam ku shkoj boll, por nuk dua të shkoj, ky është problemi. Unë jam LDK, jam i djathtë”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy