Bedri Hamza lë email’in për ata që duan të kandidojnë për deputetë: Lista jonë s’është vetëm politike, më kontaktoni

by Nexhat

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, tha se lista e partisë së tij me kandidatët për deputetë nuk do të jetë vetëm politike, por e hapur edhe për ata që duan t’i hyjnë garës së qershorit.

Ai tha se PDK ka garantuar hapësirë për profesionistë edhe nëse ata s’kanë qenë të angazhuar kurrë në politikë.

banner

“Sot kam një ftesë të hapur. Në PDK, lista jonë për deputetë nuk do të jetë vetëm listë politike, por edhe listë e hapur për të gjithë. Kemi garantuar hapësirë për profesionistë, për gra e burra të aftë, për njerëz që ndoshta nuk kanë qenë pjesë e politikës deri sot ose që ne nuk e kemi pasur fatin t’i njohim ende nga Kosova e diaspora”, tha Hamza.

Ai tha se ka ardhur koha që “njerëzit e mirë të mos rrinë më anash”.

Në fund, Hamza la email’in e tij për ata që duan t’ia mësyjnë garës në listën e PDK’së.

“Më kontaktoni në bedri.hamza@pdk.info; Kosova ka nevojë për ju!”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy