Iu bashkua Osmanit, Hasanpapaj thotë se numri i kandidatëve të tyre në listën e LDK’së do të jetë me shumë se dhjetë

by Nexhat

Profesori Bardhyl Hasanpapaj, i cili sot iu bashkua rrugëtimit politik të ish-presidentes Vjosa Osmani, ka zbuluar detaje rreth kandidatëve që do t’i bashkohen listës së përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Hasanpapaj i ftuar në Klan Kosova tha se lista do të përbëhet nga një ekip modest, por i përkushtuar.

banner

“Ideja ka qenë një ekip modest, i përbashkuar dhe sidomos jashtëzakonisht i përkushtuar në këtë rrugëtim. Nuk ka rëndësi numri, në fakt numri do të jetë modest, jo shumë i madh, sepse kemi dashur ta respektojmë këtë momentum të bashkimit me LDK-në dhe jemi përkushtuar te cilësia dhe përkushtimi për të kontribuar në këtë moment… do të jenë më shumë se dhjetë”, deklaroi Hasanpapaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy