PDK’së i bashkohet Naim Telaku, Hamza: Profesionist me doktoraturë në Vjenë, i bën nderë listës sonë

by Nexhat

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka njoftuar se profesori Naim Telaku do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të kësaj partie për deputet.

“Në Partinë Demokratike të Kosovës, sot e mirëprita edhe Dr. Sc. Naim Telakun, profesor dhe profesionist me përvojë të gjatë akademike e shkencore, i cili do të jetë pjesë e listës sonë të kandidatëve për deputetë. Me një rrugëtim të pasur akademik nga Prishtina e Mynihu, deri te doktoratura në Vjenë, si dhe me kontribut të çmuar në fushën e psikologjisë, arsimit universitar dhe licencimit profesional në Kosovë, Dr. Telaku i bën nder jo vetëm listës sonë, por edhe përfaqësimit dinjitoz qytetar që i duhet vendit. Mirë se erdhe, profesor!”, shkroi Hamza.

banner

Ai tha se Kosovës i duhen dije, profesionalizëm dhe njerëz që i shërbejnë shoqërisë me integritet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy