Verifikohen 16 njehsorë elektrikë, Inspektorati gjen një varg parregullsish, KEDS gjobitet me 35 mijë euro

by Nexhat

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), përkatësisht Komisioni Verifikues për njehsorët elektrikë i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), pas verifikimit laboratorik të 16 njehsorëve elektrikë të konsumatorëve, që kanë paraqitur ankesa, tha se janë konstatuar një sërë parregullsish.

“Sipas rezultateve të verifikimit, në 6 raste është konstatuar se njehsorët elektrikë kishin afat të skaduar të verifikimit, ndërsa në 6 raste të tjera janë evidentuar devijime në orë dhe datë. Po ashtu, në një rast është konstatuar heqje e miratimit të tipit të njehsorit elektrik, ndërsa 3 njehsorë të tjerë vazhdojnë të jenë në procedurë të verifikimit laboratorik”.

banner

Bazuar në këto gjetje, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka shqiptuar gjobë ndaj KEDS-it në vlerë prej 35 mijë eurosh.

MINTI dhe AMK thanë se verifikimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të funksionimit të rregullt të njehsorëve elektrikë.

“Konsumatorët që posedojnë dëshmi lidhur me funksionimin e njehsorëve elektrikë mund të vazhdojnë të adresojnë ankesat përmes numrit +383 (0) 46 311 000 në Viber, si dhe në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy