Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku aktualisht ndodhen në një tubim në Prishtinë, të titulluar “Tubimi i Bashkimit”.
Në fjalën e tij hyrëse, Lumir Abdixhiku, u shpreh se “ky bashkim po e nis valën më të madhe politike që e ka pas Kosova ndonjëherë”.
Duke shtuar se këtë herë po vijnë “më të fortë, më të bashkuar, e më të përkushtuar”.
Ai iu drejtua Osmanit me fjalët, “Vjosë mirëserdhe në shtëpinë tënde”.

