Musliu Vjosa Osmanit: 5 vite e gjysmë e mbajte gojën mbyllur, politikanët e tillë duhet të ndëshkohen

by Nexhat

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se ish-presidentja Vjosa Osmani e “mbajti gojën mbyllur 5 vjet e gjysmë”.

Sipas saj, Musliut “Politikanët e tillë që pranojnë që për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli, duhet të ndëshkohen”.

banner

Postimi i saj i plotë:

“FLAMURIN E KOSOVËS NUK E VENDOSIN AS NË FORUMET E TYRE TË BRENDSHME, LËRE MË NË ATO NDËRKOMBËTARE.”

Pesë vjet e gjysmë e mbajti  gojën të mbyllur pa e thënë të vërtetën.

U desh t’iu shkundet karrigia që ta pranojë atë që ne ua kemi thënë prej kohësh.

Kjo nuk është vetëm hipokrizi politike  kjo është mashtrim.Kjo është e papranueshme.

Pesë vite e gjysmë të humbura për Kosovën.

Pesë vite e gjysmë mashtrim ndaj qytetarëve të Kosovës.

Dhe dëmi më i madh nuk janë vitet e humbura, por përpjekja për t’ia humbur Kosovës dinjitetin, simbolin dhe zërin e saj në botë.

Politikanët e tillë që pranojnë që për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli, duhet të ndëshkohen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy