Nesër seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

by Nexhat

Seancat në çështjen Thaçi dhe të tjerët në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, që lidhen me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar që të mbahen gjatë muajit maj.

Kjo u bë e ditur në kalendarin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë,

banner

“Sikurse pasqyrohet në Kalendar, në çështjen Thaçi dhe të tjerët në lidhje me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar seanca për periudhën nga 11 deri 15 maj 2026”, u tha në njoftimin e DhSK-së.

Kjo erdhi pas anulimit të trefishtë të seancave të prillit.

Në këtë rast, nën akuzë janë Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy