Anëtari i kryesisë së PDK-së, Sokol Bashota tha se do të diskutojnë për aktualitetin politik në mbledhjen që pritet të fillojë në orën 16:00.
Ai tha se do të diskutohet edhe për përfshirjen e Fatmir Limajt në listën e kandidatëve për deputetë, nëse kjo propozohet nga kryetari i partisë, Bedri Hamza. ka treguar se në mbledhjen e kryesisë do të diskutohet aktualiteti politik në vend, raporton Ekonomia Online.
“Tash e shohim se çka thotë kryetari i partisë. Letrën që na ka shkruar… do të diskutojmë në kryesi”, tha Bashota shkurt para mediave.
Nesër në mesnatë përfundon afati i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për subjektet politike që t’i dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë.

