Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, bisedoi sot në Bruksel me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Peter Sorensen.
Sipas njoftimit të ministrisë atje, të publikuar në rrjetin “X”, Gjuriq theksoi se për Serbinë, “dialogu Prishtinë-Beograd nuk është dhe nuk mund të jetë një dialog për njohje të ndërsjellë, por një proces që synon përmirësimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe rritjen e të drejtave kolektive politike, ekonomike, kulturore dhe të tjera të popullit serb, si dhe të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”.
Postimi i plotë:
Министар спољних послова Републике Србије Марко Ђурић @markodjuric разговарао је данас у Бриселу са специјалним представником Европске уније за дијалог Београда и Приштине Петером Соренсеном @EUSR_Dialogue о ситуацији на Косову и Метохији и кључним регионалним питањима.
— MFA Serbia (@MFASerbia) May 11, 2026
Министар… pic.twitter.com/Ck4jFROuBB

