Duke i vënë në përshkrim vetëm një fjalë – “Bashkë!” – Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku publikun një video të njëjtë që shfaq ata të dy në ambientet e Lidhjes Demokratike të Kosovës e më pas në Tubimin e Bashkimit.
Në një moment në video, Abdixhiku këndon vargjet e Eminem “Gues who’s back”, ndërsa drejton gishtin kah Osmani.
Osmani është kthyer të garojë me LDK-në. Ajo do të jetë bartëse e listës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit si kandidate për presidente, ndërsa Abdixhiku si kandidat për kryeministër

