Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar një ditë pas tubimit të përbashkët me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe atmosferën e krijuar në aktivitetin politik të mbajtur mbrëmjen e kaluar.
Osmani ka shprehur falënderimet e saj për të gjithë ata që u bashkuan mbrëmë në tubim.
“FALEMINDERIT për çdo zemër që besoi, për çdo dorë të zgjatur me dashuri, dhe për çdo përqafim që na bashkoi mbrëmë për shtëpinë tonë më të shtrenjtë: Kosovën.”, ka shkruar ajo në Facebook duke i bashkëngjitur edhe fotografitë e tubimit

