Rikthimi i mundshëm i Limajt në PDK, Lladrovci: Jo vetëm ai, çdo veprimtar e kontribues i lirisë e ndërtimit të Kosovës janë të mirëseardhur

by Nexhat

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar t’i bashkohet listës së PDK-së, në zgjedhje, derisa nga kjo parti ende nuk kanë vendosur për këtë.

Anëtarë të kryesisë e ish deputetë janë shprehur disa pro kthimit të tij në këtë parti.

banner

Lidhur me përfshirjen e Limajt në listë të PDK-së në zgjedhje, për Gazeta Blic është deklaruar Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit.

Sipas tij, jo vetëm Limaj por çdo veprimtar e kontribues i lirisë dhe ndërtimit të Kosovës, e ka vendin në PDK.

“Kushdo e mendon se e njeh politikën, nga po shkon vullneti dhe impulsi qytetar, vepron për rritjen, për maksimalizimin e votës. PDK nuk e ka luksin të jetë spektator në zhvillimet aktuale politike e as të vazhdojë inercionin, prandaj, jo vetëm Fatmiri, por çdo veprimtar e kontribues i lirisë dhe ndërtimit të Kosovës, e ka vendin në PDK”, është shprehur ai.

Lladrovci ka vlerësuar se Limaj dhe të gjithë aa që e duan Kosovën në NATO dhe BE, në aleancë të përhershme me Amerikën dhe perspektivë euro-atlantike, janë të mirëseardhur në PDK.

“PDK ka kontribut në çdo zhvillim shtetformues, shtetndërtues dhe me perspektivë për Kosovën dhe kombin, çdo arritje e Kosovës është e lidhur me PDK-në. Fatmiri dhe të gjithë ata që e duan Kosovën në NATO dhe BE, në aleancë të përhershme me Amerikën dhe perspektivë euro-atlantike, e kanë vendin dhe besoj se janë të mirëseardhur në PDK”, ka deklaruar Ramiz Lladrovci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy