Prijësit e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit, Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani kanë vazhduar vizitat nëpër familje të ndryshme.
Kandidatja për presidente, Osmani dhe ai për kryeministër, Abdixhiku, gjatë së martës, janë pritur nga një familje në Hajvali të kryeqytetit.
Nga aty është thënë se Kosova është e njërëzve që nuk dorëzohen.
“Në Hajvali, tek familja Buzuku, me çaj e zemër të hapur shqiptare. Kjo është Kosova jonë. Kosova e njerëzve që nuk dorëzohen, që e mbajnë shtëpinë me nder, sofrën me dashni dhe shpresën gjallë edhe në ditët më të vështira.”, ka shkruar Osmani.

