Një komunë në Mal të Zi voton për “çnjohjen” e Kosovës, partia që e drejtonte Gjukanoviq s’rrinë në sallë

by Nexhat

Për deklaratën votuan asamblistët e DNP-së, të Novës, Marko Vukçeviq nga Demokratët, si dhe këshilltarët e pavarur Nikola Rajoviq, Svetozar Uliçeviq dhe Lidija Paniq, raporton Vijesti.

Asamblistët e DPS-së nuk morën pjesë në seancë, ndërsa para votimit sallën e lëshuan këshilltarët e Demokratëve, Aleksandra Petriçeviq dhe Luka Krstoviq.

banner

Propozuesi i vendimit, Nebojsha Nikçeviq, tha se iniciativa ishte nënshkruar nga 18 këshilltarë.

Ai theksoi se Kuvendi Komunal i Zetës konstaton se të gjitha qeveritë e deritanishme kanë injoruar ‘’qëndrimin shumicë të qytetarëve të Malit të Zi se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë.’’.

Kryetari i Partisë Demokratike Popullore (DNP) dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi, Milan Knezheviq, njoftoi se Komuna e Zetës e ka anuluar vendimin për njohjen e Kosovës.

“Hyrja në përjetësi fillon me një hap të vogël, ndërsa përfundon me marshin e përjetësisë”, shkroi Knezheviqi në një postim në rrjetin X.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy