Reagon Bajrami: Jam numër 12 në listë pas disa njerëzve që e kanë luftuar LDK-në, por nuk e kam problem

by Nexhat

Hykmete Bajrami nga LDK-ja, ka thënë se i është komunikuar nga zyra e LDK-së se do ta mbajë numrin 12 në listë.

Ajo tha se është lënë pas pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në.

banner

Por ka thënë se për të personalisht nuk paraqet asnjë problem sepse thotë se për të nuk ka rëndësi renditja e fitorja personale.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, votues dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Jam pjesë e listës së LDK-së, sepse LDK-ja është më e madhe se çdo individ, më e madhe se çdo rrethanë dhe më e madhe se ata që vijnë e shkojnë.

Prej se jam në politikë, e zgjedhur deputete shtatë herë, kam qenë, jam dhe do të jem në LDK. Kam qenë këtu në ditë të mira e në ditë të vështira. Nuk e kam braktisur LDK-në për interesa personale dhe nuk e kam parë asnjëherë si stacion të përkohshëm politik.

Nga zyra e LDK-së me është kumtuar se në listë unë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale.

Beteja ime është për një Kosovë që nuk i nënshtrohet arrogancës së pushtetit; për politikën që i shërben qytetarit e jo interesave personale; për demokracinë që nuk tkurret; për qytetarin që kërkon llogari nga qeveria; për biznesin që nuk pengohet nga politika dhe për institucione që nuk kapen nga partitë.

Kauza ime është Kosova shtet i fortë dhe këtë kauzë mund ta çojë përpara vetëm LDK-ja, me njerëzit e saj, LDK-ja që i mbron parimet e veta dhe nuk harron pse ekziston.

Të nderuar qytetarë, votues dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Lista e LDK-së ka 110 kandidatë. Në mesin e tyre, secili prej jush mund t’i gjejë me lehtësi 10 personalitete, të denjë për t’ju përfaqësuar. Andaj, analizojeni listën dhe më 7 qershor votoni me bindje – votoni LDK!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy