Rreth 50 mijë aplikime të aprovuara për votim nga jashtë Kosovës për zgjedhje, prijnë Gjermania e Zvicra

by Nexhat

Po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka treguar se që nga fillimi i këtij procesi dhe deri më tani janë mbi 59 mijë aplikime.

banner

“Në bazë të të dhënave, nga fillimi i këtij procesi dhe deri më tani (e martë, 12 maj 2026, ora 10:00, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar 59,415 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 49,493, ndërsa 4,944 të tjera janë refuzuar dhe 4,957 janë në pritje për shqyrtim”, ka deklaruar Elezi.

“Nga 49,493 aplikime të aprovuara, 11,782 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 1,325 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 36,386 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”,  deklaroi Elezi.

Siç bëri të ditur ai, vendet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar për zgjedhjet e 7 qershorit janë: Gjermania pasuar nga Zvicra, Franca e Suedia.

“Shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë: Gjermani (24,624), Zvicër (11,063), Francë (2,172), Suedi (2,058), Austri (1,508) dhe Mbretëri e Bashkuar (1,337), ShBA (1,115) dhe Itali (1,046)”, ka deklaruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy