Zulfaj në Qipro: Qe 40 muaj kemi aplikuar për anëtarësim në BE, ende asnjë vendim, koha t’i jepet statusi i vendit kandidat

by Nexhat

Kryenegociatori i Kosovës me BE’në, Jeton Zulfaj, në një takim joformal të ministrave për Çështje Europiane të mbajtur në Nicosia nga Presidenca e BE’së që aktualisht e ka Qipro, tha se kërkoi që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat.

“Kanë kaluar më shumë se 40 muaj që kur kemi aplikuar për anëtarësim. Ende nuk është marrë asnjë vendim, pavarësisht qëndrimit të përsëritur të Komisionit Europian se është i gatshëm të japë opinionin e tij. Ka ardhur koha që BE-ja të veprojë. Ka ardhur koha që statusi i vendit kandidat të bëhet zyrtar”.

banner

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të dhjetorit të 2022-ës dhe që nga atëherë nuk ka lëvizur dosja e saj.

Në fjalimin e tij, Zulfaj thasë premtimi për zgjerim, i bërë në Selanik në vitin 2003, duhet të përkthehet në praktikë.

“Ajo që nevojitet është unitet në angazhim. Zgjerimi është mjeti më i suksesshëm i politikës së jashtme të BE-së për transformimin e vendeve aspirante në demokraci të konsoliduara. Kosova ka përqafuar vlerat themelore të sanksionuara në Nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Europian”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy