Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar platformën “Hajde folim”.
Ai për këtë platformë ka thënë se është Pa skenografi protokolare, pa filtra e ballë për ballë.
Tutje, Abdixhiku tha se Kosova ka nevojë për më pak propagandë e më shumë dëgjim.
Postimi i plotë:
HAJDE FOLIM – është platforma jonë e re e komunikimit me qytetarë. Pa skenografi protokolare. Pa filtra. Ballë për ballë. me qytetarë dhe të vërtetën e përditshme të Kosovës.
E nisëm sot në Kurriz.
Dhe do ta vazhdojmë në çdo anë të Kosovës.
Në çdo qytet, në çdo shesh, duam të ulemi pranë qytetarëve e të flasim hapur për jetën e tyre, për brengat, zhgënjimet, shpresat dhe idetë e tyre për vendin. Sepse besojmë se politika nuk duhet të jetojë e mbyllur në zyra, studio televizive apo rrjete sociale. Politika duhet të jetë mes njerëzve.
Kosova ka nevojë për më pak propagandë e më shumë dëgjim. Më pak zhurmë e më shumë kuptim. Dhe pikërisht prej këtyre bisedave duam ta ndërtojmë rrugëtimin tonë të përbashkët përpara.
Ejani në ngjarjet e radhës. Hajde folim!

