Behrami thotë se PDK-ja është “afër fitores së dyfishtë”: Në zgjedhje dhe kthimit të krerëve të UÇK-së në Kosovë

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami tha se elektorati i PDK-së – i cili sipas tij “nuk është kthyer kurrë” që prej kur ish-liderët e partisë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk janë në Kosovës – tani janë “më afër se kurrë”.

“Që nga shkuarja e Presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli në Hagë, elektorati i PDK-së nuk është thyer kurrë. Tani, kur kthimi i tyre është më afër se kurrë, ne nuk duhet të demoralizohemi”, shkroi ai në një postim në Facebook.

banner

Ai thotë se PDK-ja është afër “fitores së dyfishtë”.

“Sot, si kurrë më parë, duhet të japim krejt çfarë kemi për t’ia sjellë fitoren e madhe PDK-së në prag të kthimit të tyre. Kokën lart — jemi shumë afër fitores së dyfishtë: Fitores së PDK-së, të Bedri Hamzës. Dhe fitores së kthimit të krerëve të UÇK-së në Kosovë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy