Albulena Haxhiu, u.d e presidentes, është deklaruar rreth largimeve që kanë ndodhur kohëve të fundit, nga GUXO drejt Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se qytetarët ‘’do i vlerësojnë veprimet e partive politike ose të individëve’’.
Haxhiu, ka thënë edhe se, ‘’njësoj ka ndodhur edhe në dhjetorin e vitit 2025, njësoj do të ndodh edhe në qershorin e 2026’’,
“E kam theksuar në vazhdimësi që nuk ka pasur nevojë që vendi të shkojë në zgjedhje, është dashur të bëhemi bashkë dhe ta zgjedhim presidentin, por për shkak të mungesës së vullnetit politike të partive opozitare ka qenë e pamundur. Tani kemi një ditë të zgjedhjeve, jemi në një proces zgjedhor, prandaj janë qytetarët ata që do t’i vlerësojnë veprimet e partive politike ose të individëve brenda partive politike. Njësoj ka ndodhur edhe në dhjetorin e vitit 2025 njësoj do të ndodh edhe në qershorin e 2026, meqë jemi në prag të këtyre zgjedhjeve, më së miri do të flasin qytetarët dhe më së miri ata i gjykojnë veprimet tona”, ka thënë shkurtimisht Haxhiu.

