Përplasjet Vetëvendosje-Osmani, Konjufca: Ajo e zgjodhi ndarjen e rrugëve

by Nexhat

Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka deklaruar se ndarja politike mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit ka qenë zgjedhje e vetë Osmanit, duke shtuar se kjo ka pamundësuar mbështetjen e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje për të.

Konjufca, në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se, sipas tij, pas “ndarjes së rrugëve”, Vetëvendosje nuk mund të veprojë me logjikën “all in” në favor të Osmanit, pavarësisht kalkulimeve politike apo numrave.

banner

Megjithatë, Konjufca thekson se e respekton Osmanin në aspektin demokratik, por kritikon mënyrën se si ajo, sipas tij, po ndërton narrativën politike ndaj Kurtit dhe Vetëvendosjes.

“Pozicioni i Vetëvendosjes është kështu – rrugët e ndara dhe kjo është zgjedhje e zonjës Osmani e kanë pru pamundësinë e propozimit të saj dhe që ne me hy ‘all in’ për të. Me thënë që pavarësisht a janë 79 a 81 ndoshta janë 81, por ndoshta nuk janë 81, po edhe nëse janë 79 krejt për Vjosa Osmanin del ku të del le të bëjmë – kështu nuk mundësh pas ndarjes së rrugësve dhe ndarjen e rrugës nuk e kemi bërë ne e ka zgjedh Vjosa Osmani. Respekt maksimal në kuptimin e demokracisë, por mjetet që po i përdorë për atë hapësirë mua nuk më duken fer se prej asaj kur e ke duartrokitë Albinin e ke thënë me të s’ka tash duhet me luftu e me shpikë fjalë ‘tash duhet me thënë Albini është me Serbinë’ – kjo është ajo vija e demarkacionit që nuk mund të pajtohemi me Vjosa Osmanin”, deklaroi Konjufca.

Ai shtoi se ‘murin’ politik mes Vetëvendosjes dhe Osmanit nuk e ka krijuar partia, por vetë ish-presidentja me veprimet dhe deklaratat e saj publike.

“Vetëvendosje atë vijën e kuqe dhe murin e madh nuk e kemi kriju ne e ka zgjedh Vjosa Osmani. Po mos të kishte goditur më 2024 në sytë e 7 milionë shqiptarëve e aty kanë qenë edhe 100 misione diplomatike që kanë mbajt shënime se si ‘presidentja i qepon qeverisë’ ato kishin mbet mospajtime të Osmanit me Kurti në takimet që kanë pasur se si me ja bë në veri e gjëra të tjera. Por, unë nuk jap detaje nga takimet e tyre, kjo e dëmton shtetin dhe nuk them asgjë”, u shpreh Konjufca

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy