18 minatorë të minierës së Trepçës të ndërrimit të tretë vazhdojnë të jenë të ngujuar, si pasojë e problemeve më rrymë.
Deri te ngujimi i tyre ndodhi për shkak të një ndërprerjeje të furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg,
Ekipi i Ekonomia Online është duke qëndruar në vendin e ngjarjes, ndërsa në fotot e dërguara shihet edhe një pjesë e djegur e trafos.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet për të sanuar problemin.



