Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdhixhiku bashkë me kandidaten për presidente po nga ky subjekt, Vjosa Osmani kanë vizituar dy kompani vendore.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku duke e cilësuar si vizitë inspiruese tha se gjatë qëndrimit në AgroProdukt dhe Bliff Organik patën mundësi të shohin nga afër punën e jashtëzakonshme të grave dhe burrave në kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike e medicinale.
“Pamë nga afër përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme grave dhe burrave në kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike e medicinale, me produkte që sot arrijnë në tregjet ndërkombëtare të Evropës dhe Amerikës së Veriut.
Këto biznese janë dëshmi e potencialit që ka Kosova kur puna, dija dhe vizioni bashkohen për të krijuar produkte cilësore me vulën “Made in Kosovo”.
Do të jemi me ta në çdo hap”, shkruan ai,

