Debate në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët kërkojnë praninë e Ramës në seancë

by Nexhat

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me raportin për procesin e integrimit europian dhe mungesën e Kryeministrit në sallë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi praninë e Kryeministrit Edi Rama në seancë, duke argumentuar se raporti është dokument i Këshillit të Ministrave dhe duhet të prezantohet nga kreu i qeverisë.

Ky është një raport i Këshillit të Ministrave, që sipas Kushtetutës e përfaqëson kryeministri. Do duhej të ishte kryeministri në seancë që të informonte Kuvendin mbi procesin e integrimit europian. Aq më shumë që kemi edhe një ministër shteti përgjegjës për negociatat që s’është prezent. Llogaridhënia nuk bëhet me korrespondencë”.

banner

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se debati duhet të vijojë sipas procedurës parlamentare dhe pa penguar procesin e miratimit të rezolutës.

Ky mocion me debat sot është i lidhur me nenin 103, ku thuhet se në përfundim të debatit miratohet rezoluta, e cila ka kaluar me konsensus. Do ishte në të mire të procesit, që të lexojmë rezolutën dhe më pas të çelim debatin. Të mos ta prishim punën e mirë të komisionit dhe të shkojmë përpara me diskutimet”, tha Balla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy