“Me gënjeshtra të vjetra po duan të ndërtojnë kauza të reja”, VV godet Osmanin dhe opozitën me deklaratat e Konjufcës

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje ka ndarë një deklaratë të nënkryetarit të saj, Glauk Konjufca, ku ai godet kundërshtarët politikë.

“Me gënjeshtra të vjetra po duan të ndërtojnë kauza të reja”,  shkroi Vetëvendosje krahas videos së Konjufcës.

banner

Konjufca në këtë video thotë se opozita po dëshiron ta mbrojë Amerikën nga Albin Kurti, ndërsa akuzoi atë se po tenton ta frikësojë popullin me Serbinë.

“Po duan ta mbrojnë Amerikën prej Albin Kurtit, po mendojnë që Amerika është e rrezikuar prej Albin Kurtit dhe këta paskan mbetë me dalë e më e mbrojtë se është shumë e rrezikuar. Edhe e dyta, me e frikësu popullin me Serbinë, që këto krejt d.m.th, kjo që është e Vetëvendosjes që është më e fuqishme kundër Serbisë, kjo që krejt u bë në veri, gjithë ai ndryshim i madh. Krejt këto juve iu duken iluzione, se këto janë rrena”, tha Konjufca në RTV Dukagjini mbrëmë.

Më pas ai thotë se Vetëvendosjes populli ia ka “dhënë mandatin e plotë për të krijuar qeveri”.

“Kush në botë guxon me rrëzu atë qeveri pas tre muajve. Edhe me i thanë popullit ti nuk di”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy