Sami Lushtaku s’ka marrë ftesë nga Prokuroria për intervistim, thotë djali i tij Mërgimi

by Nexhat

Mërgim Lushtaku, ish-deputet i PDK-së, djali i Sami Lushtakut, ka deklaruar në Pressing se babai i tij nuk ka pranuar asnjë ftesë për intervistim nga Prokuroria lidhur me incidentin e sotëm në Skënderaj.

Deklarata e Mërgim Lushtakut vije pasi Prokuroria Themelore e Mitrovicës, tha në një komunikatë se “dy të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim”, referuar incidentit të sotëm në Skënderaj.

banner

“Asnjë ftesë nuk i ka ardhur babait tim për t’u paraqitur në intervistë”, ka deklaruar Lushtaku për emisionin Pressing në T7, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njoftoi se janë ndaluar për 48 orë E.L., dhe B.N., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy