“Askush s’e sfidon shtetin”, thotë sot Kurti – dikur i drejtohej Prokurorisë “ta shohim a guxojnë të vijnë”

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke komentuar incidentin e ndodhur në Skenderaj ku u përfshinë Sami Lushtaku dhe Hyseni Mehani, paralajmëroi Prokurorinë dhe Gjykatën se ‘do ta shohë’ se çfarë ndëshkimesh do të kërkohen dhe do të shqiptohen.

Ai rikujtoi se ndaj aktivistëve të VV-së janë shqiptuar dënime me burgim vetëm për postime në Facebook.

banner

Sipas Kurtit, nuk mund të ketë as persona e as grupe që e sfidojnë me sukses shtetin, sepse shteti është tërësia e ligjit,

“Në Republikën e Kosovës nuk mund të ketë asnjë individ dhe asnjë grup që sfidon suksesshëm shtetin, e shteti është tërësia e ligjit. Ligji i drejtë na bën bashkë si shoqëri, e jo si dikur që na ndante në të pambrojtur dhe të paprekshëm”.

Megjithatë, deklaratat e Kurtit dalin kontradiktore nga ajo që ak thënë në të kaluarën, konkretisht në vitin 2024, ku kishte refuzuar t’u përgjigjej ftesave të Prokurorisë Speciale për të dëshmuar lidhur me skandalin e rezervave shtetërore.

“Unë guxoj t’ju them: s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”, thoshte Kurti, qëndrim ky që atë kohë ishte interpretuar si sfidim i institucioneve të drejtësisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy