Flet Hysni Mehani: Veç e kam pa Sami Lushtakun që më është afruar dhe më goditi me telefon

by Nexhat

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka folur në Kosova Live të T7 për incidentin e djeshëm ku pretendoi se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka goditur derisa ky po pinte kafe në një lokal në qendër të qytetit.

“Kam shku me pi kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe me dy vajza tjera dhe një aktivist. Pra, kemi qenë tri vajza dhe dy burra në një tavolinë. Kemi qenë duke bashkëbiseduar me Fejzën për platformën qeverisëse e fushatën zgjedhore. Ndërkohë, zonja Fejza më tha po e shoh Sami Lushtakun. Unë i kam thënë mos bë asnjë reagim dhe s’e kam kthyer kryet fare nga zoti Lushtaku dhe meqë ishim buzë rrugës në terracë, kam menduar se ai kalon andej për të hyrë në lokal. Dhe duke e vazhduar bisedën dhe duke mos e kthyer fare kokën për të pa se ku është ai, veç e kam parë zotin Lushtaku që ka ardhë, më është afruar dhe më ka thënë ke thonë.. edhe më ka ra me telefon në kry ku më ka shkaktuar plagën. Pastaj, më ka shtyrë dhe më ka goditur me diçka të fortë, më ka goditur me karrige”.

banner

Ai tha se nuk i është kundërpërgjigjur dhunës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy