Arben Gash inga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se sonte përfundon afati që diaspora të regjistrohet për votim.
Ai ka thënë s ediaspora gjithmonë ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira.
Tutje, Gashi ka kërkuar që mos të bëjnë vetëm votim, por zgjedhje.
Postimi i plotë:
Sonte përfundon afati i regjistrimit të diasporës për votim, por përkushtimi i mërgatës sonë për Kosovën është i përhershëm.
Diaspora jonë ka qenë gjithmonë pranë Kosovës, në ditët më të vështira dhe në momentet më vendimtare për shtetin tonë.
Prandaj, mos bëni vetëm votim — bëni zgjedhje.
Zgjidhni njerëzit më të përkushtuar, më të përgjegjshëm dhe më të vendosur për Kosovën.
Kosova ka nevojë për vizion, seriozitet dhe besim.
Zgjidhja është LDK-ja dhe njerëzit më të mirë brenda saj.

