Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është i pandalshëm dhe se “bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston”.
Në podcast-in “Flasim”, Rama vlerësoi miratimin në Kuvend të një rezolute të mbështetur edhe nga opozita për anëtarësimin në BE, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv dhe një sinjal bashkimi për të ardhmen evropiane të vendit.
Ai paralajmëroi gjithashtu se së shpejti pritet një “lajm i ri dhe i mirë” lidhur me hapjen e kapitujve të negociatave dhe avancimin e procesit drejt fazës së mbylljes së tyre.

