Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Ermal Sadiku, i është kundërpërgjigjur deklarimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, se vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje pas atyre të 7 qershorit.
Sadiku deklaroi se kjo përbën goditje të rëndë për ekonominë dhe të ardhmen e shtetit.
“Ndoshta para 20 viteve, humbja e 4 muajve me zgjedhje nuk kishte peshën që ka sot. Bota lëvizte më ngadalë. Teknologjia ndryshonte me vite. Sot është ndryshe. Në teknologji dhe AI, 4 muaj janë pothuajse një jetë e tërë. Fuqia e inteligjencës artificiale po dyfishohet afërsisht çdo 7 muaj. Qindra miliarda euro po investohen në AI, data centers dhe robotikë”, deklaroi Sadiku.
“Nxënësit që përdorin AI po mësojnë disa herë më shpejt. Mjekët që përdorin AI po diagnostikojnë më herët dhe po shërojnë më mirë. Bizneset që përdorin AI po bëhen më produktive çdo muaj. Ndërkohë ne? Ne rrezikojmë të humbim edhe 4 muaj të tjerë në bllokada politike, ego dhe propagandë të një personi. Të një emri. Albin Kurti”, theksoi ai.

