Rriten çmimet e kurbanit: Deri në 400 euro një dele këtë vit

by Nexhat

Këtë vit blerja e një dele për ‘kurban’ do të kushtojë më shtrenjtë. Krizës e shtrenjtimit të ushqimit të kafshëve po i lihet faji edhe për ngritjen e çmimit për kurbanët, në prag të festes së Kurban Bajramit.

Madje blerja e një kafshe për ta therur pritet të arrijë deri në 400 euro.

banner

Sipas fermerëve, arsye është rritja e kostos së produkteve bazë që përdoret për mbajtjen e këtyre bagëtive.

Njëjtë ka vepruar edhe Bashkësia Islame e Kosovës e cila ka rritur çmimin për therjen e një kurbani në 200 euro, nga 180 euro sa ishte vitin e kaluar.

Ndërkaq, organizata humanitare “Islamic Relief Kosova” që prej 26 vitesh realizon shpërndarjen e mishit të kurbanit thotë se në rritje të kostos ka ndikuar edhe kërkesa e lartë për kafshë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy