Abdixhiku nga Lipjani: Pamë jo vetëm kureshtje, por edhe shpresë

by Nexhat

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se sot ka qëndruar në Lipjan, ku siç tha, ka parë jo vetëm kureshje, por edhe shpresë.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se Kosova ndryshon atëherë kur njerëzit bëhen bashkë dhe flasin hapur.

banner

“Hajde Folim” është platforma e vetme politike sot në Kosovë ku komunikojmë drejtpërdrejt me qytetarët. Jemi në çdo shesh, në përballje të lirë e të ndershme me njerëzit tanë; për të dëgjuar, për të folur dhe për të kuptuar më mirë Kosovën që jeton çdo ditë. Sot ishim në Lipjan. Në qytetin e kryetarit kampion Imri Ahmeti”.

“Dhe aty pamë jo vetëm kureshtje, por edhe shpresë. Sepse kur njerëzit ndihen të dëgjuar, lind sërish besimi se gjërat mund të ndryshojnë. Prandaj, në çdo qytet ku do të jemi, ejani. Uluni me ne. Flisni lirshëm. Na tregoni për jetën tuaj, për brengat, idetë e shpresat tuaja. Sepse Kosova nuk ndryshon nga larg; ndryshon kur njerëzit bëhen bashkë, flasin hapur dhe ndërtojnë besimin tek njëri-tjetri”, ka shkruar kreu i LDK-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy