Ardian Gjini në Rahovec: Gratë dhe vajzat, forcë kyçe e vendimmarrjes dhe ndryshimit shoqëror

by Nexhat

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ardian Gjini, së bashku me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, kanë zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Rahovecit, profesioniste nga fusha të ndryshme.

Në këtë bashkëbisedim të hapur u diskutua roli i grave në proceset demokratike dhe në vendimmarrjen institucionale, si dhe kontributi i tyre i vazhdueshëm në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit.

banner

Gjini theksoi rëndësinë e fuqizimit të grave në institucione, duke vlerësuar se ato kanë qenë dhe mbeten shtyllë e familjes dhe e zhvillimit shoqëror, ndërsa sot janë të gatshme të marrin më shumë përgjegjësi në udhëheqje dhe në vendimmarrje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy