“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qytetarëve, lind dialogu i vërtetë

by Nexhat

Në Lipjan është zhvilluar një tjetër takim i iniciativës “Hajde Folim”.

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët mbetet thelbësor për ndërtimin e besimit mes politikës dhe shoqërisë.

banner

Osmani ka shkruar se kur politika del nga sallat, studiot dhe rrjetet sociale dhe ulet pranë qytetarëve, krijohet një hapësirë për bisedë të sinqertë.

“Në “Hajde Folim”, nuk ka pyetje të parapërgatitura e as duartrokitje protokolare. Ka qytetarë që flasin hapur për jetën e tyre, për brengat, zhgënjimet, por edhe për shpresat që ende i mbajnë gjallë”, shkroi ajo në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Dhe pikërisht kjo shpresë po na jep forcë. Prandaj, në çdo qytet ku do të jemi, ejani. Hajde Folim. Për Kosovën siç është. Dhe për Kosovën siç mund të bëhet”, shtoi ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy