Protesta në Shkup, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë që po kundërshton provimin në gjuhën shqipe

by Nexhat

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot kanë dalë në protestë sërish, për siç thonë dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën Shqipe. Njëri nga protestuesit në fjalën e tij tha se nga protesta e parë nuk kanë marrë përgjigje dhe prandaj kanë dalë sërish të protestojnë. Mes tjerash studentët kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Fillkov.

“Sot jemi përsëri këtu, jo sepse kemi dëshirë të protestojmë, por sepse nuk kemi përgjigje. Pas protestës së parë, pritëm reflektim, pritëm dialog, pritëm përgjegjësi institucionale, pritëm harmonizimin e ligjit për gjuhët me ligj për jurisprudencën, por ajo që morëm ishte heshtje për të realizuar kërkesën tonë”, deklaroi protestuesi. /TV 21

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy