Suspendohen dy policë serbë në veri, u kapën të zhveshur në veturë

by Nexhat

Dy policë serbë, një burrë dhe një grua janë suspenduar në veri të Mitrovicës, pasi janë kapur në një situatë intime gjatë orarit të punës.

Sic raporton Klan Kosova, bënë të ditur se bëhet fjalë për policët N.Panteliq dhe R.Tijaniq, të cilët dyshohet se janë hasur të zhveshur brenda veturës, nga një njësi tjetër e Policisë së Kosovës.

banner

Sipas informacioneve, menjëherë pas zbulimit të rastit, ai është raportuar tek eprorët kompetentë, të cilët kanë marrë vendim për suspendimin e dy zyrtarëve policorë për tre ditë, si dhe u është shqiptuar masë disiplinore.

Po ashtu, njërit prej zyrtarëve policorë i është ndryshuar edhe vendi i angazhimit, megjithatë kjo, sipas burimeve, është bërë vetëm për çështje operative

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy