Gashi: Çdo vit i humbur i kushton shumë vendit, Kosova ka nevojë për njerëz që e ndiejnë shtetin si përgjegjësi

by Nexhat

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka theksuar se misioni i tij politik është i orientuar drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe avancimit të shtetit të Kosovës.

Gashi ka thënë se synimi kryesor është që sa më shpejt qytetarët e Kosovës të jetojnë me më shumë dinjitet, zhvillim dhe shpresë, duke e parë këtë si një nevojë urgjente për vendin.

banner

“Misioni im në politikë është i thjeshtë: ta afrojmë sa më shpejt ditën kur qytetarët e Kosovës jetojnë me më shumë dinjitet, zhvillim dhe shpresë.

Sepse çdo vit i humbur, i kushton vendit tonë.

Kosova ka nevojë për njerëz që e ndiejnë shtetin si përgjegjësi, jo si privilegj”, ka shkruar Gashi në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy