“Në VV vendosin Kurti dhe Dejona Mihali”, Hamza: PDK funksionon ndryshe

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se partia e tij funksionon në mënyrë kolegjiale, ndryshe nga Lëvizja Vetëvendosje, ku sipas tij vendimet merren nga dy figura kryesore.

“Kryetari i PDK-së, të gjithë e dinë, e di edhe vetë që jam Bedri Hamza. Kam qenë korrekt 100% në takime dhe i kam prezantuar qëndrimet e partisë. Në PDK nuk vendosin struktura të tjera, por secili organ e ka peshën e vet. Unë nuk jam kryesia. Për dallim nga VV, ku vendosin dy njerëz, një i politikës dhe një jashtë politikës, Kurti dhe Dejona Mihali , këto janë adresat që kam përmendur. Kam respekt për deputetët në Kuvend, por shumica e tyre nuk mund të shprehen lirshëm”, tha Hamza.

banner

Ai shtoi gjithashtu se nuk do të donte të shihte deputetë që mbajnë fjalime pa përgatitje.

“Nuk kisha dashtë me pa një deputet të PDK-së që i bie një fjalim në Kuvend dhe shihet që nuk është përgatitur, sikur për herë të parë po e lexon”, u shpreh Hamza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy