Premtimi për xhandarmëri, Maliqi: Prishtina ka nevojë për polici komunale, MB s’e ka bërë as një udhëzim administrativ

by Nexhat

Tashmë pushteti po premton në kontekst zgjedhor krijim të xhandarmërisë për të ruajtur kufirin Kosovë – Serbi, ndërsa opinionisti Agon Maliqi ka reaguar se kjo gjë u takon ekspertëve të sigurisë ta vlerësojnë. Por, shkruan ai, Prishtina ka nevojë për polici të veten e që Ministria e Brendshme nuk e ka hartuar as një udhëzim administrativ për ta funksionalizuar.

Postimi i plotë:

banner

Ndoshta Kosova edhe ka nevojë për Xhandarmëri (këtë e dinë më mirë ekspertët e sigurisë). Por çdo qytetar i Prishtinës e di se të paktën kryeqyteti ka nevojë për polici komunale që merret ekskluzivisht me një mal problematikash të lidhura me shkeljet e rregulloreve lokale (trafik, zhurmë, ndërtim, uzurpim hapësirash publike, ndotje, etj).

Ligji për kryeqytetin i miratuar në vitin 2018 e parasheh krijimin e saj, por Ministria e Brendshme nuk e ka bërë udhëzimin administrativ për ta funksionalizuar. Kaq sa i përket interesimit të nivelit qëndror për Prishtinën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy