Çitaku: PDK-ja ka kryetar vetëm Bedri Hamzën, deklaratat e Kurtit si të Prokurorisë së Gjykatës Speciale

by Nexhat

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se PDK-ja ka vetëm një kryetar.

Ajo referuar deklaratës së Albin Kurtit se PDK-ja ka tre-katar kryetarë, tha se deklarata e tij është identike sikur e Prokurorisë Speciale në Hagë.

banner

“Kryetar i PDK-së është një dhe i vetëm është Bedri Hamza. Ne kemi debate brenda partisë, ka zëra të ndryshëm brenda PDK-së e diskutime. Por e them me kompetencë të plotë se kryetar është vetëm Bedri Hamza”.

“Albin Kurti shpesh ka thënë se PDK-ja ka 3-4 kryetarë, duke iu referuar krerëve që janë në Hagë, deklaratat e Kurtit për këtë çështja janë identike me deklaratat e Prokurorisë të Gjykatës Speciale”, ka thënë ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy