Deliu i reagon ashpër Donika Gërvallës pasi mbrojti Fatos Gecin për deklaratat ku kërkonte burgimin e Thaçit: Po turpëron emrin dhe familjen

by Nexhat

Donika Gërvalla ka thënë se respekton deklaratat e rënda që Fatos Geci dha në Kuvendin e Kosovës kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale, duke kërkuar burgimin e përhershëm të Hashim Thaçit.

Asaj i ka reaguar Blerta Deliu nga PDK-ja, duke i thënë se “e turpëron mbiemrin dhe familjen”.

banner

Deliu ka thënë se Gërvalla sille tis zëdhënëse e narrativave kundër UÇK-së.

Postimi i plotë:

Donikë, ti e turpëron emrin dhe familjen!

Kur ministrja e Drejtësise sillet më shumë si zëdhënëse e narrativave kundër UÇK-së sesa si mbrojtëse e dinjitetit të shtetit të saj, atëherë kemi problem serioz politik dhe kombëtar.

Donika Gërvalla ka vite që sulmon luftën çlirimtare, ndërsa sot njerëz afër pushtetit flasin hapur për burgime të përjetshme ndaj çlirimtarëve tanë. Dhe askush nga Qeveria nuk distancohet.

Kjo nuk është “politikë ndryshe”. Kjo është përulje para propagandës kundër Kosovës.

Populli i këtij vendi nuk e ka sjellë në pushtet askënd për të njollosur luftën e UÇK-së, për të heshtur ndaj padrejtësive dhe për t’u dukur patriot vetëm në Facebook.

Kosova është ndërtuar mbi sakrificën e mijëra burrave e grave që dhanë gjithçka për liri. Kush e relativizon atë luftë, nuk e përfaqëson shpirtin e këtij vendi.

E turpshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy