I nominuari për ambasador të SHBA në Shqipëri: Mbështetje SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

by Nexhat

Mbështetja e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë një ndër 4 prioritetet që Eric Wendt, kandidati për ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri e veçoi gjatë seancës dëgjimore para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan, nëse konfirmohet në atë detyrë.

 “Nëse konfirmohem si Ambasador në Shqipëri, prioriteti im kryesor do të jetë mbrojtja e qytetarëve dhe avancimi i interesave amerikane. Në ambasadë do të zbatojmë katër linja kryesore veprimi. E para do të përqendrohet në gjetjen e mënyrave për ta bërë Amerikën më të sigurt. Mbështetja e  Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, si dhe kundër krimit të organizuar transnacional dhe trafikut të drogës të lidhur me kartelet e drogës në Amerikën Latine, do t’i bëjnë si Amerikën edhe Shqipërinë më të sigurta. Së dyti do të përqendrohemi te puna për ta bërë Amerikën më të sigurt në kuptimin e mbrojtjes. Së treti do të promovoj diplomacinë ekonomike dhe tregtare në dobi të qytetarëve tanë. Së katërti, fokusi ynë do të jetë ambasada dhe njerëzit që punojnë aty”, tha ai.

banner

I pyetur nga senatorja Jeanne Sheheen për rolin e Strukturës Speciale Antikorrupsion, Wendt u përgjigj:

 “SPAK-u, nga gjithçka që kam lexuar, ka qenë një organizatë shumë e vlefshme, joapolitike dhe e pavarur. Prokurorët që hyjnë në SPAK i nënshtrohen një procesi shumë të kujdesshëm verifikimi. Nëse konfirmohem, sigurisht që do të mbështes vazhdimin e veprimtarisë së tij jopolitike dhe të pavarur.

Wendt theksoi se do të punojë për të mbështetur Shqipërinë në përmbushjen e angazhimeve të saj në NATO.

Gjatë dëgjesës, ai vlerësoi Forcat Speciale shqiptare, me të cilat ka punuar në detyrat e mëparshme, duke u shprehur se mishërojnë shpirtin luftarak të heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ndërsa tha se vetë shqiptarët janë një popull krenar, punëtor dhe mikpritës.

Duke folur rreth familjes së tij, Wendt u shpreh se janë një familje që i duan Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe janë mirënjohës për mundësinë që u është dhënë për t’i shërbyer vendit.

/rtsh.al/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy